Multimedia - AlbaniaForum

E diela shqiptare, me nje dimension te ri

Multimedia News
"E diela shqiptare" eshte shtrire tashme ne nje dimension te ri. Programi i te gjithe shqiptareve eshte bere kete jave edhe me familjar e njekohesisht edhe me interesant. Ne nje rubrike te re, qe ka marre jete qe nga mesdita e djeshme ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan, te gjitha familjet kane tashme mundesine te shpalosin nder te tjera edhe vlerat e tyre te prejardhjes, tradites, kultures, duke ngritur keshtu edhe nje here ne piedestal nje ane te cmuar te shqiptareve, familjen.

E diela e pare ndryshe, ka vene perballe njera-tjetres familjen Vorpsi nga Tirana dhe familjen Rama nga Kruja. Me shume se nje gare, publiku ka pare qe te dyja familjet permes anetareve te tyre kane synuar te sjellin me te miren, duke nisur nga tradita dhe prejardhja, per te mberritur ne ditet tona. Per rreth dy ore, familjet Vorpsi dhe Rama jane bere protagoniste te nje show te jashtezakonshem, qe jo vetem iu dha kenaqesine e pjesemarrjes, por njekohesisht iu krijoi edhe mundesine e miqesive te reja, sic jane shprehur vete ata. Historia e familjes, artisti i familjes, talenti i familjes, relikja e familjes etj., kane qene disa nga demonstrimet me te kendshme te vlerave te origjines sone shqiptare, nderkohe qe njohja ideale e ciftit, ka krijuar momente plot humor, te shoqeruara me ovacione nga publiku i pranishem ne salle.

Nderkohe prezantuesi Gjebrea, jo vetem pergjate kesaj rubrike te re, por pergjate 6 oreve ne transmetim te drejtperdrejte ka qene si perhere brilant. Ai ka krijuar nje komunikim te natyrshem, jo vetem me te ftuarit, por edhe me publikun e pranishem ne salle si dhe me teleshikuesit e perfshire ne program, permes telefonatave. E ndersa rubrika e re e familjeve ka nisur ne nivele shume te larta, duket se edhe rubrikat ekzistuese te programit kane shenuar kete jave nje rritje te ndjeshme te nivelit te tyre, permbajtesor. Diskutim, humor, debat, por edhe problematike.

E tille ka qene rubrika "Pro dhe kunder", ku te ftuarat simpatike Mimi Kodheli dhe Ilva Tare kane mbrojtur perballe kundershtimit mashkullor te Pandi Lacos dhe Llazi Serbos, argumentin "telenovele". Sigurisht si cdo jave programit nuk i kane munguar as momentet sportive, te shoqeruara me disa nga golat e realizuar gjate ndeshjeve me te rendesishme te kampionateve te ndryshme evropiane. I ftuari special i javes, gazetari Fahri Balliu, e ka orientuar biseden ne nje drejtim tjeter, duke krijuar ne kete menyre nje gershetim te tematikave dhe personazheve te pranishem tek "E diela shqiptare". Kete jave, programi ka pasur elemente mjaft interesante edhe ne performancat e baletit, ku nder te tjera edhe karamelja e programit, Artenisa e ka shfaqur veten me shume se nje prezantuese.

E ndersa Gjebrea ne le takimin per javen e ardhshme te gjithe teleshikuesit, vetvetiu kuptojne se e diela do te mberrije e mbushur me momente te tjera plot alegri. Nderkohe, ai nuk ka harruar te kujtoje, se te gjithe mund te jene pjese e ketij formati gjigant. Cdo familje qe ndjen se ka vlera per t'i ndare me te tjeret, dhe cdokush qe ndjen se ka nje histori te bukur, qe vlen te behet e njohur.

Redon Makashi, provon si edukator ne kopsht

Publiku i pranishem ne salle dhe duartrokitjet e tij, treguan se muzika e Redon Makashit iu kishte munguar. Performancat e tij ne skenen e "E diela magjike", treguan se kjo skene nuk do te mbetet bosh as ne javet qe do te vijojne, pasi artiste te tjere do te shpalosin aty artin e vertete. Por pervecse kane kenduar se bashku me Redonin dhe kane rikujtuar plot nostalgji disa nga kenget me te mira te tij, shikuesit dhe teleshikuesit kane njohur edhe nje ane tjeter te Redonit. Si mund te ishte ai edukator kopshti? E vertete qe disa nga femijet u tremben ne fillim, por me pas duket se gjerat nuk shkuan dhe aq keq per Redin. Por pervoja e kantautorit Makashi, na beri te njohur se ne javet e ardhshme, artiste te tjere te skenes dhe ekranit shqiptar do te perjetojne eksperienca te ngjashme. Na mbetet vetem te shohim se cili do te jete protagonisti i radhes dhe cfare profesioni kane zgjedhur per te, Gjebrea dhe stafi i tij.

Burimi i Lajmit: koha jone


BashkangjiturMadhësia
diel.jpg9.68 KB